LUMI PASKUQANIT




Lumi i Tiranës kalon në pjesën veriore të Tiranës, në zonën e quajtur Bregu i Lumit. Formon kufirin administrativ verior të Tiranës dhe e ndan atë nga Komuna Paskuqan. Lumi i Tiranës formohet nga bashkimi i përrenjve malorë në Zall Dajt.


Rrjedha e tij është e pastër deri në Shkallën e Tujanit dhe fshatin Brar. Pas fshatit Brar ujërat e Lumit të Tiranës janë shume të ndotura pasi i afrohet Tiranës, si pasojë e derdhjeve të ujrave të zeza të Babrrusë, Paskuqanit, gjithë pjesës veriore të Tiranës, Bathores dhe Kamzës.  Shkatërrimi i ekosistemit të Lumit të Tiranës është thelluar më tej nga shkarkimet e mbetjeve të ngurta drejt e në lumë, duke ngushtuar dhe shkatërruar brigjet dhe shtratin e lumit, dhe duke e kthyer lumin në një kanal të thjeshtë të ujrave të zeza.
Brigjet e mbushuar me mbetje të ngurta janë shfrytëzuar për ndërtime të ndryshme pa leje, të cilat kanë zënë gjitha rrugët për të shkuar drejt lumit dhe kanë shkatërruar rrjedhën e lumit.
Nga njera ane e zones ushtrohen aktivitete te ndryshme te industries se lehte. Ne zone shohim nje gjelberim te varfër publik, ndersa zonat që janë me vila banimi kanë parcelat e tyre me gjelbërim privat.
Një nga problematikat që ngrihen është që kemi një mungese të thekësuar të aktiviteteve sociale.
Infrastruktura e rrugëve nuk është në gjendje shumë të mirë. Rrugët vende vende ngushtohen shumë.
Ka mungesë rrugësh, me pak fjalë nuk ka sistem rrugësh të mirëfilltë. Rrugë të prishura dhe të pashtruara . Mungesë e gjelberimit rrugorë. Shkëmbim I vështirë I automjeteve të medha që kalojnë nga njëra anë e lumit në tjetrën. Ka vështirësi në depërtimin e rrugëve, mungesë trotuaresh, mungesë parkimi, mungesë ndricimi rrugorë, ato ekzistueset janë pjesërisht funkionale.
Gjatë intinerareve të ndjekur vihet re që zona ka dy morfologji të larmishme, nga njëra anë e lumi ka banesa 1 katëshe, 2 katëshe por diku diku edhe 4 katëshe, nga ana tjetër ka shumë banesa informale, te të cilat gjendja e tyre fizike është shumë e keqe, nuk ka fare kanalizime. Ujrat e zeza janë te përhapura në natyrë, rreth shtepive dhe oborreve të tyre.  Të dallueshme janë edhe objektet industriale(fabrika, uzina, magazina, etj) nga këto objekte një pjesë janë të abandonuara dhe pjesa tjetër e pripatizuar me perdorime kryesisht për tregetim të materialeve ndërtimore. Morfologjia e kësaj zone vitet e fundit ka ndryshuar nga ndërtimet informale. 





Ne këtë zonë jetojnë shtresa me nivel të ulët ekonomik. Ka mungesë shkollash.  Nivel të ulët të arsimit. Gjithashtu mungojën qëndrat shëndetsore dhe sociale. Nuk ka vende për grupmoshat e ndryshme, që jetojen në këte zonë.  Zona është pak e mënjanuar nga zonat e tjera përrethë.  Nuk kanë shumë mundësi argëtimi. Gjathashtu duke qenë një zonë me nivel të ulët ekonomie, disa zona të caktuara afër lumit  kanë mungesë sigurie. 
Ne disa pjesë, aksueshmeria në anen tjeter të lumit ven në rezik jetën e banorëve.




Rritja e aksesueshmërisë per në zonë.Integrimi I banorëve të zones dhe mundesimi I penesimit.
Perdorimi I objekteve te braktisura dhe rivitalizimi I zones. Kriji I shkollave dhe mundësimi që të gjithë femijet e zones te fillojne shkollimin. Pasi niveli I ulet ekonomik I ka detyruar disa prej banorëve të mos I shkollojnë femijët e tyre.
Ne këtë zonë ndodhen shumë hapesira boshe ndaj në këtë zonë duhen parqe, si hapësira dhe kënde lojrash kryesishtë për fëmijë, pasi disa prej fëmijeve që jetojnë aty perdorin lumin gjatë stinës së pranverës dhe verës për të luajtur dhe notuar, gë e cila vë në rezik jetët e tyre. Në periudhën e pranverës niveli I lumit është më I lartë se në periudhat e tjera, që lumi mund të përdoret.
Gjithashtu përhapja e qëndrave rinore, do të jenë të rëndesishme pasi do të bëhet shperndarja e tyre në te gjithë zonën.



Case Study

River of Life
https://www.hassellstudio.com/en/cms-projects/detail/river-of-life-international-design-competition
SLA Wins Competition to Design a New Cultural Landscape in Denmark
https://www.archdaily.com/872499/sla-wins-competition-to-design-a-new-cultural-landscape-in-denmark

Comments

Post a Comment

Popular posts from this blog

CASE STUDY