Informatika dhe risimi në arkitekturë
Një manifest për një arkitekturë të informacionit
Informatika
dhe risimi në arkitekturë
Arkitektura është elementi kyc I cdo
kulture. Që prej koheve më të hershme, njerezit kanë ndertuar shumëllojshmeri strukturash ku të jetonin. Arkitekturën e gjejmë të përqëndrohet më shumë
në aspektet e funksionalitetit dhe realizimit të projektit, por edhe të estetikës së saj. Përkufizimi
i kohëve moderne e sheh arkitekturën si një ndërthurje të estetikës, strukturës
dhe funksionit.
Arkitektura është e
lidhur më shumë disiplina duke përfshirë matematikën, shkencën, artin,
teknologjinë, Shkencat shoqerore, politikën, historinë, filozofinë e të tjera.
Persa I përket teknologjisë, për arkitekturën ka qen shumë e rendesishme, pasi ka
pasur një ecuri akoma edhe më të madhe.
Gjeneratat e reja të kompjuterave kanë sjellur ndryshime të medha dhe aplikimi I tyre ka shënuar rritje.
Antonino Saggio fletë për disa ndryshime në shkrimet e tij, duke përmendur për: Urbanscape, Peisazhin,
Komunikimin, Hiper-Funksionizmin, Hapësirës Sistem, Revolucionin e Informatikë.
Urbanscapei - fillonë nga një fenomen makroskopik
siç janë zonat e braktisura. Shoqëria e informacionit ka gjithmonë e më pak
nevojë për toke, në veçanti nëse ndodhet në qytet, për të prodhuar të
mira manifakture. Por prodhimi zhvendoset drejt zyrave, drejt
universiteteve, nëpër qëndrat e kërkimeve por edhe në vende
të pa mendueshme më përpara si shtëpitë, vendet
e tregtisë apo dëfrimit. “Vendi” është gjitmonë e më pak faktor i
rëndësishëm. Në këtë proçes që përfshin të gjithë botën perëndimore
zonat lirohen nga fabrikat dhe burime të mëdha rivihen në lojë, përpara
të gjithave pikërisht ata të cilat u braktisën nga prodhimi industrial. Të
projektosh sot në këto zona nënkupton një rivlersim të thellë të qytetit dhe të
funksionimit të tij dhe hap rrugë të reja për kërkimin estetik dhe
shprehës. Arkitektura ndërthuret me ekzistencën. Përdor dhe rilëshon
objekte paraekzistuese. Me artikolacionet e saj dinamike
krijon hapësira e të çara ‘ndërmjet’ të resë dhe paraekzistueses.
Duke parë veprat më të arrira të vjen ti quash veprime të urbanscape. Janë
vepra të mëdha të rimendimit të qytetit, e ndërthurjeve të tija, e
rrjedhjeve të tija dinamike, e lidhjeve të tija komplekse.
Peisazhi – ne vetvete është tipare i dukshme
I një zone, formave të saj dhe si ato
integrohen me tipare natyrore ose të bëra nga njeriu. Njeriu i qytetërimit post-industrial dhe
elektronikë mund të rimerret me natyrën sepse kur industria e prodhimit
duhej ta nënshtronte dhe të shfrytëzonte risurset natyrore, ajo e
informacionit mund t’i vlerësoj. Në vendet e përparuara teknologjikisht, ky
ndryshim struktural drejtimi i jep mundësinë një “dëmshpërblimi” të
një rëndësie historike. Nëpër zona të ndërtuara me densitet shumë të lartë
tashmë mund të injektohet gjelbërim, natyrë, pajisje për kohën e lire.
Bëhet fjalë përkundrazi për krijimin e copave të reja të integruara të qytetit,
ku përkrah një pranije të fortë të natyrës të jenë të pranishme ajo bashkësi e
integruar e veprimtarive të shoqërisë së informacionit. Nëse zoning kishte qenë mënyra
për të planifikuar qytetin industrial nëpërmjet ndarjes në zona mes tyre
homogjene dhe të veçanta që simulonte konceptin taylorian të prodhimit industrial, funksioni
i shumëfishtë dhe integrimi janë nevoja e qytetit të
informacionit dhe të hapësirave të tija anti-zoning. Përveç krijimit
të kësaj mundësie, informatika lejon edhe realizimin. Sisteme ndërvepruese
ndriçimi, informimi, tingulli, kontrolli që i kthejnë pjesët e reja të qytetit
aktive, të gjalla, pjesëmarrëse, të pasura me veprimtari. Vepra kyçe është
mbase një nga mbetjet e konkursit për kishën e 2000 në Romë. Një propozim që e
sheh kishën si një vallëzim telurik mes pllakash tektonike që rrudh
terrenin dhe artikulohet përreth një kanioni zigzakues që
të kujton territorin shkëmbor të gërryer nga rrjedhja e ujit.
Komunikimin - Një nga kritikat që i drejtohet shpesh kërkimit që bën arkitektura
e re është ajo e përdorimit të modeleve “reklamuese dhe komunikuese”
që rrjedhimisht duhet t’i heqin “vërtetësinë” ndërtesës dhe konstruksionit.
Kritika ka të bëj patjetër me argumentin e për t’ju përgjigjur duhet të pyesim
se çfar ka ndodhur këto tridhjetë vjet në sektorin e madh
të komunikimit. Ato të shoqërisë industriale mundoheshin të
tregonin cilësinë e produktit nëpërmjet cilësive të tij, ato të shoqërisë së
informacionit përkundrazi përçojnë “një tregim” një histori të produktit, duke
marr si të mirëqën faktin se produkti funksionon. Në njërin rast mesazhi
mundohet të jetë objektiv, në tjetrin subjektiv dhe
zëvendëson mekanizmat e sigurta të “shkakut dhe pasojës” me
pamje dinamike dhe shumëdrejtimshe të figurave retorike. I njëjti
proçes ndodh edhe për arkitekturën: përfaqësimi i logjikës absolutisht objective.
. Një ndërtesë nuk është më e mirë vetëm nëse funksionon dhe
është efikase, me pak fjalë nëse është një makineri, por duhet
të thotë dhe të japi më shumë. Vepra
kyçe ndodhet mbase në Helsinki ku një muze i ri është konceptuar nëpërmjet
mbivendosjes që nervat pamorë kanë në tru. Metafora anatomike i mbivendoset
figurës retorike homonime. Operacioni është aq i arrirë sa që ka
mbetur në vetë emrin që i jepet muzeut.
Hiper-Funksionizmin -
Marëdhëniet me hapësirën urbane,
kërkimi konceptual dhe ekspresiv i pamjes, organizimi i përdorimeve
të ndryshme, mënyra më e drejtë e ndërtimit, optimizimi i aparateve
teknologjike shpesh herë arrijnë, secili, një nivel efikasitetishumë më të
lartë nëse lirohen nga kafazet e një qëllimi përfundimtar dhe koherent. Mbase është e vërtetë: të ndërtosh vepra që i
ndajnë sferat e ndryshme kushton pak, ose shumë, më shumë. Por nëse në të
kaluarën konstruksioni ishte faktori vendimtar, sot, siç dihet mirë,
kostoja e konstruksionit është një përbërës dytësor në krahasim me shumë e
shumë kosto të tjera. Një krahasim i dobishëm gjendet në drejtëzën që
bashkon Bilbaon me Barcelonën dhe mbi përballjen “objektive” të dy muzeve të
rinj. Parametrat në lojë: efikasiteti në marrëdhënien me qytetin,
përshtatshmëria e sistemit muze, përdorimi dhe dimensionimi
i hapësirave të qarkullimit “aksesor”, kostot e mirëmbajtjes,
numri i vizitorëve e të tjera.
Hapësirës Sistem
- Bashkësia e këtyre ndryshimeve sjellin
një dallim të dukshëm në qendrën e vërtetë të kërkimit arkitektonik, domethënë
në idenë e hapësirës. Duke përdorur një formulë sintetike mund të themi se
nga ideja e “hapësirës organ” po kalohet në konceptimin e
“hapësirës sistem”. Qëndra
ishte hapësira e brendëshme, idea e hapësirës së brendëshme
si motor i arkitekturës. Ka hyrë me forcë dhjetë-pesëmbëdhjetë vitet
e fundit një kuptim i hapësirës që ka si motor një ide të përgatitur
të brenda-jashtë që e kthen hapësirën publike në një element
gjithashtu themelor të arkitekturës. Disa
herë kemi folur për boshllëk metrik: arkitektura formohet bashkë
me hapësirën që krijon, jeta e brendëshme derdhet natyrshëm në atë të
jashtme. Mbase një vepër vazhdueshmërisht në progres, e cila po ndërtohet në
Carinzia nuk lë dyshime. E brendëshmja dhe
e jashtëmja janë anuluar si njësi të veçuara e kthehen në
një rrjedhje të vazhdueshme që vrullshëm rrotullohet rreth vetes.
Revolucionin e Informatikë
- Për të përmbyllur të paktën tre janë
substancat për tu patur në mendje si motor të risimit
arkitektonik që po jetojmë. E para është
një vëzhgim i copëzimit të peisazhit metropolitan, që është
njëherëshi rast dhe arsye e shumë projekteve të sotëm. “brown areas” apo zonat
e braktisura, përfaqësojnë një fushë themelore mundësishë dhe nuk
duhet të habitemi nga ekzistenca e një kërkimi estetik me të në
harmoni dhe rrjedhëse prej saj. Substanca
e dytë rrotullohet rreth konceptit të peisazhit, si paradigma e madhe
e kërkimit në arkitekturën bashkëkohore , i cili rivë në
lojë marrëdhëniet mes arkitekturës e natyrës. Arkitektura sheh
natyrën bashkë me shkencën e kërkon në të vështirën, në kompleksen, në të
vuajturën, në kaos, struktura të reja për bërjen e saj. Subsanca e tretë
është ajo që e kupton hapësirënsi “sistem” e jo si një mekanizëm që ka të
bëjë vetëm me pjesën e brendëshme të ndërtesës. Hapësira si sistem do
të thotë ta mendosh si një bashkësi që bashkëpunon ngushtësisht marrëdhënien e
trupave e ndërmjet trupave që përbëjnë ndërtesën. Këto substanca
gjejnë njëherëshi te informatika si arsye ashtu edhe
instrumentin e tyre. Infomatikë, natyrisht, nuk do të thotë aspak, askush nuk
e banalizon më deri në këtë pikë, që sot “vizatohet
me kompjuter”, por do të thotë se jetojmë në një fazë ndryshimesh
epokale. Trojet lirohen, kërkohet një raport më i ngushtë me
ambientin, mendohet arkitektura si një hibrid mes natyrës, peisazhit e
teknologjisë. Informatika ka ndryshuar e po ndryshon mënyrën se
si ne qëndrojmë në botë dhe i ka hapur mundësi të reja të ardhmes
sonë. Mies Van Der Rohe, duke përmbyllur kongresin
e Werkbund në Vienë në 1930, tha: Koha e re është një e
vërtetë; ekziston pavarësisht faktit që ne e pranojmë apo e
refuzojmë. Nuk është as më e mirë e as më e keqe se cilado kohë
tjeter, është thjeshtë një e dhënë dhe në vëtvetë është e
pandikueshme nga vlerat.
Comments
Post a Comment